Sezoni i ri në elitën e basketbollit amerikan NBA ka nisur me dy super ndeshje që janë zhvilluar.
Kampioni në fuqi i NBA, Denver Nuggets e ka nisur mbrojtjen e titullit para adhuruesve të vet ku është takuar me Los Angeles Lakers dhe ka triumfuar me 12 pikë diferencë 119:107.
Nikola Jokic ishte shënuesi më i mirë te vendasit teksa e mbylli ndeshjen me ‘Triple-double’, ku realizoi 29 pikë pikë, 13 kërcime e 11 asistime.
LeBron hits from DEEP to cut the lead to 3 🎯#KiaTipOff23 | Live on TNT pic.twitter.com/SWqApXXKNy
— NBA (@NBA) October 25, 2023
Jamal Murray gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë me 21 pikë si dhe Caldwell Pope që shtoi 20 të tjera në fitoren e parë këtë edicion.
Te skuadra mysafire më efikasi ishte LeBron James me 21 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Devin Booker shined bright with 32 PTS as the @Suns opened their season with a W on the road! #KiaTipOff23
Steph Curry: 27 PTS, 5 REB
KD: 18 PTS, 10 REB, 3 AST
CP3: 14 PTS, 6 REB, 9 AST pic.twitter.com/VgN9MfJIEJ— NBA (@NBA) October 25, 2023
Me fitore sezonin e ri e ka nisur edhe Phoenix Suns që ka triumfuar në udhëtim te Golden State Warriors me katër pikë diferencë 104:108.
Devin Booker ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 32 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, derisa Kevin Durant shtoi 18 të tjera. /Telegrafi/