Liga më e madhe CS:GO në Ballkan, Gjirafa50 Masters League ka filluar regjistrimet këtë javë për kualifikimet e sezonit të dytë. Turneu i shumëpritur thuhet të ketë surpriza, ekipe interesante dhe ndeshje të jashtëzakonshme, që tejkalojnë sezonin e parë të ligës.
Formati duket të ketë ndryshuar pak, duke hapur dyert për herë të parë për ekipe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe e gjithë Evropa, me qëllim kryesor promovimin e ekipeve Shqiptare jashtë territoreve tona dhe mundësimin e lojës së përbashkët në mes ekipeve vendase dhe atyre Evropiane.
Sezoni i dytë do të ketë 4 ditë kualifikime të hapura, për lojtarë mbi 16 vjeç, ku ekipet luajnë nga një lojë BO1 në formatin “Single-Elimination Bracket”, ku kualifikohen 12 ekipe.
Liga do ketë katër faza, ku faza e grupeve ka 24 ekipe të ndara ne 6 grupe, dhe zhvillohet në formatin “ROUND-Robin” BO3 për secilin grup. Ekipet që te kualifikohen në raundin tjetër, MAIN SWISS STAGE, BO3, nga ku 8 ekipet e para kualifikohen ne Playoffs. Playoffs do te zhvillohen në formatin Single Elimination Bracket nga ku 4 ekipe do te kualifikohen për finalen e madhe, e cila do të mbahet LAN në Tiranë.
Gjirafa50 Masters League mund të ndiqet live në GjirafaVideo, mund të përcillet në Facebook, Twitter, Instagram, TikTok, duhet u ofruar qasje adhuruesve të lojës në çdo sekondë të lojës në real-time, prapaskenat dhe opinionet në të gjitha platformat, për një eksperiencë unike dhe plot pasion për të gjithë komunitetin ‘gaming’, por edhe të gjithë të tjerët, të interesuar për lojë interesante, pjesëmarrje të personaliteteve më të preferuara të ekranit, dhe ndeshje të ekipeve nga e gjithë Evropa. Duke e përfshirë kështu Kosovën, në hartën e shteteve me ligë një kategori gjithmonë në rritje, siç janë e-Sportet.