Aktivitetet sot po zhvillohen në palestrën “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë. Përgjatë dy ditëve do të ligjërojnë trajneri amerikan Bill Peterson dhe ai kroat Igor Jukiq.
Temat e seminarit janë zhvillimi i lojtarëve të rinj në basketboll, mbrojtja individuale dhe perspektiva e përgatitjes fizike në lojën e basketbollit bashkëkohor.
Sot ligjëron trajneri amerikan Peterson ndërsa nesër, në ditën e fundit, kroati Jukiq. Seminari do t’i vazhdojë punimet edhe nesër prej orës 9:00 – 11:00. Pjesëmarrja e trajnerëve është e obliguar. /Telegrafi/