Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është duke u mbajtur, teksa në rend dite janë disa pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme.
As në këtë seancë nuk arriti të votohet në parim Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, në mungesë të kuorumit.
Në fillim të seancës u votua në parim për këtë projektligj, i cili mori 36 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pra nuk pati kuorum për miratimin e tij.
Si pikë e dytë është votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. /Telegrafi/