Telegrafi

Fillon seanca për masat e sigurisë për 113 të arrestuarit

Ndërkohë pritet të fillojë punën edhe Komisioni hetimor për ngjarjet e së premtes, Komision që u miratua të dielën në mbrëmje vonë nga shumica, pa praninë dhe votën e opozitës. Komisioni do të hetojë veprimtarinë e institucioneve shtetërore që duhet të zbulonin, parandalonin dhe përballonin dhunën gjatë demonstratës së thirrur nga opozita.

Kryeministri Sali Berisha tha në Kuvend se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk kishte dërguar në Policinë e shtetit më 21 janar asnjë të dhënë për atë që pritej të ndodhte.

“Në këto rrethana unë ftoj ju të ngrejë një komision parlamentar për organizmin e këtij puçi”, tha Berisha. Komisioni do t’i zhvillojë hetimet për 3 muaj.

Kuvendi miratoi të dielën mbrëma edhe një rezolutë në të cilën aktet e dhunës gjatë demonstratës së thirrur nga opozita, cilësohen akte kriminale dhe goditje ndaj rendit kushtetues. Rezoluta kërkon përcaktimin e përgjegjësive, shpreh keqardhjen për ata që humbën jetën dhe kërkon hetim të menjëhershëm dhe transparent. /Telegrafi/