Telegrafi

Fillon seanca për emërimin e deputetëve dhe zëvendësministrave plotësueses në qeverinë e RMV-së

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca e 142-të, në të cilën në rend dite është propozimi për emërimin e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësuese në Qeveri.

Mitko Bojmacalijev nga LSDM-ja propozohet për zëvendësministër plotësues në MPB, ndërsa ministrja aktuale Jovanka Trençevska për zëvendësministre plotësuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga OBRM-PDUKM, Elena Petrova është propozuar për zëvendësministër plotësuese të Financave, Stefan Andonovski për shoqëri informative dhe administratë dhe Cvetan Tripunovski për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujëra.

Më herët në seancën e sotme të 141-të, me 65 vota “pro” dhe tre “kundër”, Kuvendi votoi qeverinë teknike të drejtuar nga Talat Xhaferi. Në seancë morën pjesë 111 deputetë. Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë abstenuar nga votimi për qeverinë teknike./Telegrafi/