Telegrafi

Fillon seanca me një orë vonesë, diskutohet Ligji për veteranët

Me një orë vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca ishte paraparë të mbahej gjatë ditës së enjte, por kishte dështuar për shkak të kuorumit.

Ndërkohë, është propozuar që projektligji për ndryshimin e ligjit për veteranët të bëhet me procedurë të përshpejtuar dhe sot të përfundoj edhe në lexim të dytë.