Telegrafi

Fillon seanca ndaj pesë të dyshuarve për terrorizëm

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore ndaj pesë të akuzuarve, të cilët dyshohen se te liqeni i Badocit kanë dashur të incizojnë një video propaganduese dhe të lexonin betimin ndaj liderit të ISIS-it.

Ngjarja ka ndodhur më 15 korrik të vitit të kaluar me ç’rast ishin arrestuar pesë persona, Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi.

Prokuroria speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pestëve me akuzën për terrorizëm.