Ka filluar të mbahet seanca e re e Kuvendit të Kosovës, ku në rend pike është edhe interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinajn lidhur me gjuajtjen me armë të ministrit të Diasporës, Dardan Molliqaj.
Ky është rendi i ditës:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,
Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,
Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. /Telegrafi/