Në Gjykatën Penale të Shkupit do të mbahet sot seanca e parë për rastin “Monstra”, kundër të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës.
Rasti ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012, ndërsa pas dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve, dhe pas dëgjimit të përgjimeve të paligjshme, rasti është rikthyer në gjykim nga e para.
“Monstra” është marrë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), kurse paraprakisht, Gjykata e lartë shfuqizoi aktvendimin e mëhershëm ndaj shqiptarëve, duke i liruar nga burgu, por ua caktoi masën e kujdesit. Dy nga të akuzuarit vazhdojnë të mbeten në arrati./Telegrafi/