Telegrafi

Fillon seanca e Kuvendit, edhe pse nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve

Me gjithë mungesën e numrit të mjaftueshëm të deputetëve në sallë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njoftoi se seanca do të fillojë edhe me këtë numër të deputetëve, ndërsa procesi i votimit do të nisë kur në sallë të jenë së paku 61 deputetë.

Kjo seancë është vazhdim i seancës së ndërprerë gjatë ditës së enjte, e paraparë që të vazhdonte sot në orën 11:00.

Partitë opozitare LDK-ja, VV-ja e PSD-ja, më herët kanë paralajmëruar mungesën e tyre në seancat e Kuvendit.

Ata kërkojnë që të vihet në rend të ditës pika për të mos lejuar Hashim Thaçin të jetë kryenegociator në bisedimet me Serbinë. /Telegrafi/