Telegrafi

Fillon Samiti për Ballkanin Perëndimor në Poznan të Polonisë, pritet konference e përbashkët mes kryeministrit Zaev dhe Angela Merkel

Në Poznan të Polonisë nga ditë e sotme fillon mbledhja e procesit të Berlinit dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Në proces janë gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor, Komisioni Evropian, disa vende të BE-së, institucione ndërkombëtare financiare dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Polonia u kyç në proces në vitin 2018, ndërsa këtë vit udhëheq me këtë proces. Procesi i Berlinit u krijua nga Qeveria e Gjermanisë në vitin 2014.

Në konferencë e sotme, siç u paralajmërua më herë, do të merr pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Është paraparë edhe konferencë e përbashkët e kryeministrave të Polonisë, Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të Bulglarisë Boyko Borissov dhe kancelares gjermane Angela Merkel./Telegrafi/