Ka filluar rrënimi i objekteve të Katedralaja në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se rrënimi i këtyre objekteve po bëhet pas vendimit të Gjykatës Supreme, transmeton Telegrafi.
Më 19 shkurt të vitit 2002, Kuvendi Komunal i Prishtinës i kishte dhënë në shfrytëzim Ipeshkvisë 1.2 hektarë tokë, pjesë që përfshinte edhe rrugët publike si “George Bush” e “Bill Clinton” si dhe objektin e ATK-së.
Vendimin e kishte ndryshuar më vonë, por Ipeshkvia kishte kërkuar kompensim me një tokë diku tjetër prej 5 mijë e 345 metrash katrorë.
Në këtë pikë, Supremja ka refuzuar kërkesën e Ipeshkvisë dhe i ka dhënë të drejtë Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/