Pas arritjes së marrëveshjes për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës – nga autoritetet e Kosovës dhe përfaqësuesve serbë të veriut të vendit – kanë filluar përgatitjet në këtë drejtim.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiqi, ka thënë për telegrafin se sot duhet të kryhen disa punë formale, ndaj nuk do të fillojë sot rrënimi i murit.
“Muri rrënohet nesër”, ka thënë Rakiq.
Në këto çaste, rreth murit të pa rrënuar ka forca të Karabinierisë italiane.
Në veri janë parë edhe policë civilë që po e përcjellin gjendjen, por gjithashtu janë parë edhe pjesëtarë të UNMIK-ut. /Telegrafi/