Në komunën e Likovës do të fillojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit të Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, i pranishëm do të jetë edhe Ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraku, përfaqësuesja e tanishme e UNDP-së, Luisa Winton, si edhe kryekomunari Erkan Arifi.
Projekti përfshin një rregullim të shtratit të lumit në një gjatësi prej 400 metër, si masë për mbrojtje nga përmbytjet./Telegrafi/