Site icon Telegrafi

Fillon rregullimi i çatisë në Shkollën fillore ”Liria” në Tetovë, problemi po zgjidhet (Foto)

Shkolla Fillore ”Liria” në Tetovë kishte një vit të vështirë arsimor pasi që çatia e shkollës ishte e dëmtuar dhe uji depërtonte sa herë që binte shi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prindërit ngritën zërin, por asgjë nuk u bë, edhe pse u premtua shum.

Megjithatë, ky problem tashmë po merr fund, pasi që ka filluar rregullimi i çatisë së shkollës fillore më të vjetër të Tetovës. Nxënësit nuk do të kenë problemet që i kishin në vitin e kaluar, mësimi do të zhvillohet normalisht.

Në lidhje me këtë, ministri pa resor, Edmond Ademi, deklaroi në emisionin ”Fol Tash” në Tv Koha, se do të ndërmerr masa për rregullimin e këtij problemi./Telegrafi/

Exit mobile version