Telegrafi

Fillon rivendosja e pikave doganore në veri të Kosovës

Rivendosja e pikave doganore në veri, që po bëhet me ndihmën e misionit evropian EULEX, pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme.

Pikat doganore 1 dhe 31 në pjesën kufitare të Kosovës me Serbinë, ishin djegur më 19 shkurt të këtij viti nga banorë lokal të pakënaqur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.