Pas shumë pritjes, më në fund ka filluar rindërtimi i qendrës sportive në Tetovë. është vendosur një gardh që tregon se kanë filluar punimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në hapësirën prej 13 mijë metër katrorë planifikohet të vendoset një përgatitje sportive urbane, rekuizita për fëmijë, ndërkaq do të ndërtohen disa terene sportive.
Agron Iljazi, personi përgjegjës i kompanisë e cila do ta menaxhojë këtë hapësirë thotë se projekti duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve, kurse më shumë se 30% e projektit përfshin hapësirë të gjelbërt dhe do të mbillen drunj. Iljazi bën të ditur se në projekt është përfshirë edhe një hapësirë parkimi, hapësira për shëtitje dhe hapësira të posaçme për njerëzit me nevoja të veçanta.
Ndryshe, qendra sportive e Tetovës një kohë të gjatë është në gjendje të mjerrueshme./Telegrafi/