Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde nuk është dakord me vendimin e Ministrisë së Kulturës për të bërë rinovimin e një objekti kulturor.
Ai është shprehur i shqetësuar pasi kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, të cilën institucionet e Kosovës e konsiderojnë si një prej objekteve të një rëndësie të veçantë në Mitrovicë.
“Kjo kulturë e kujtesës është duke u bërë në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Gjermania ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me përdorimin e figurave që kanë pasur lidhje me nazizmin.
“Jam shumë i shqetësuar për planet në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, që ishte një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i divizionit famëkeq SS Skënderbeg. S’ka pastrim të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, ka shkruar ambasadori gjerman, përcjell Telegrafi.
Very concerned about restauration plans for Xhafer Deva’s house, a known Nazi collaborator/protagonist of infamous SS Skanderbeg Div. No history whitewashing! Don’t distort the truth about the Holocaust or war crimes committed by the Nazis and local collaborators #ProtectTheFacts
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 7, 2022
Ambasada gjermane në Kosovë ka shprehur gatishmëri të ndihmojë Kosovën në raport me kujtesën e së kaluarës.
Memory culture and preserving cultural heritage must be taken as opportunities to deal with the past in an open, truthful way. The German Embassy is ready to support any reasonable approach to memory culture in Kosovo
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 7, 2022
“Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në mënyrë të hapur dhe të vërtetë. Ambasada gjermane është e gatshme të mbështesë çdo qasje të arsyeshme ndaj kulturës së kujtesës në Kosovë”, ka shtuar ambasadori gjerman.
Me 2 shkurt të këtij viti Ministria e Kulturës njoftoi fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Shtëpia e Xhafer Devës llogaritet të jetë ndërtuar në vitin 1930 në qendër të vjetër të qytetit nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.
“Shtëpia e Xhafer Devës ka vlerë të jashtëzakonshme shoqërore, kulturore, historike dhe arkitektonike për tërë rajonin”, thuhej në reagimin e MKRS-së.
Restaurimi është planifikuar në kuadër të programit “Trashëgimia kulturore si nxitës për dialogun ndër-komunitar dhe kohezionin social”, i cili bashkëfinancohet nga Zyra e Instrumenti për Stabilitet dhe Paqe i BE-së dhe, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe zbatohet nga UNDP./Telegrafi/