Egjipti ka filluar të restaurojë arkivolin e artë prej druri, të Tutankhamunit, për herë të parë qëkur u zbuluan në vitin 1922.
Ministria egjiptian e Antikiteteve tha se arkivoli vuan nga disa forma të dëmtimit, përfshirë çarje në shtresat e saj të arit. Rivendosja dhe mirëmbajtja e arkivolit do të përfundojë në tetë muaj.
Ministria tha se koleksioni i djaloshit-faraon, përfshirë arkivolin e tij, do të ekspozohet në Muzeun e Madh të Egjiptit, i cili është në ndërtim e sipër, pranë piramidave të Gizës dhe që pritet të hapet në vitin 2020.
Tutankhamuni ishte nëntë vjeç kur u bë faraon. Sundoi në vitet 1333-1323 p.e.s., si një nga mbretërit e fundit të Dinastisë së XVIII-të. /ata/