Telegrafi

Filloi regjistrimi për studentët e rinj në Universitetin e Tetovës

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18.

Prorektori për arsim në USHT, Reshat Qahili, në konferencë për shtyp me rastin e fillimit të afatit të parë të regjistrimit u shpreh i kënaqur nga interesimi i maturantëve për regjistrim në USHT, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas konkursit të shpallur në korrik, për gjithsej 60 programet studimore në 13 fakultete në USHT mund të regjistrohen 4 mijë studentë fillestarë. Regjistrimi ka filluar sot dhe do të zgjasë deri të premten, ndërsa rezultatet e para do të publikohen të hënën në orën 8:30”, theksoi Qahili.

Ai shtoi se sipas konkursit të shpallur, studimet e disperzuara në USHT do të pezullohen dhe këtë vit nuk do të regjistrohen studentë./Telegrafi/