Deputetët e rinj të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të regjistrohen.
Ndër të parët që është regjistruar është deputeti i Vetëvendosjes Dukagjin Gorani, Rasim Selmanaj dhe Haxhi Shala nga koalicioni PAN, Ilir Deda nga koalicioni LAA, etj.
Regjistrimi i deputetëve të rinj do të vazhdojë deri të premten, ndërsa më 3 gusht është caktuar seanca konstituive ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.