Telegrafi

Fillon raportimi i partive në Maqedoni për harxhimet në fushatë

18 parti politike dhe kandidatë të pavarur në Maqedoni kanë dorëzuar raport financiar për fushatën dhe harxhimet për aktivitetet deri tani, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në raport partitë kanë të shënuar hyrjet dhe daljet, harxhimet në detaje dhe mënyrën se si janë mbuluar publikimet dhe transmetimet në media.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Komisioni kundër korrupsionit në Maqedoni dhe Agjencia e Mediave, në fund të fushatës do të fillojnë analizimin e të dhënave dhe harxhimet e raportuara për fushatën për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor. /Telegrafi/