Sot, ka filluar punimet Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, që ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.
Kongresi po mbahet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegjin Universi, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Në hapje të Kongresit folën zv.ministri i Shëndetësisë Kadir Huseyin, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – Marjan Dema, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Shaban Buza, rektori i Kolegjit “Fama” Frashër Demaj si dhe kryetari i komitetit shkencor i kongresit, njëherit Rektor në Kolegjin “Universi”, Dugagjin Sokoli.
Kongresi mbahet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegjin “Universi”, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Në kongresin e Gjashtë do të prezantohen mbi 60 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës aktiv dhe pasiv janë rreth 550 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.