Me pjesëmarrje të profesionistëve shëndetësore nga Kosova dhe Shqipëria, në këtë konferencë po shtjellohen tema profesionale nga kjo fushë, metodat e diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundje shumë të rrezikshme si dhe do të jepen më shumë informacione lidhur me aspektet bashkëkohore preventive dhe mjekimin e melonomës malignum.
Diagnostikimi i hershëm i melanomës, mund të ulë sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga kjo patologji.
Kjo Konferencë e mbështetur edhe nga Ministria e Shëndetësisë, Bordi për edukim të vazhdueshëm mjekësor, po mbahet në Prevallë, Prizren.