Pas fazës së dytë të lehtësimit të masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, sot kanë rifilluar punën disa biznese.
Në kuadër të kësaj sot ka filluar punën edhe trafiku urban në Prishtinë. Me këtë rast kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar se në autobusë numri i personave që do të lejohet të hipin janë vetëm 20.
Ahmeti ka kërkuar që qytetarët të cilët do ta shfrytëzojnë trafikun urban të jenë të pajisur me maska.
Postimi i plotë:
Mirëdita Prishtinë!
Javën po e fillojmë me lehtësim të mëtutjeshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve.
Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e Trafikut Urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20. Përtej masave mbrojtëse kundër #covid19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën.
Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!
#prishtina /Telegrafi/