Telegrafi

Maqedoni, fillon punën Komisioni për Falje në kuadër të presidencës

Ka filluar punën Komisioni për Falje, organ që vepron në kuadër të Kabinetit e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ky komision, i përbërë kryesisht nga ish-gjyqtarë, do të këshillon presidentin në lidhje me kompetencat e tij për falje. Komisioni i konstituuar sot, ka këtë përbërje

Sabit Kranlli, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë – kryetar i Komisionit, Ljbubomir Jovevski, prokuror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Mihajllovski, kryetar i Odës së avokatëve, Fehmi Stafa, avokati i shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Safet Aliu – ish gjyqtar në Gjykatën e Lartë, Eroll Rushid – mjek, Temellko Ristovski – profesor universitar, Bozhin Avramovski – gjyqtar në pension, Zora Mitiç – mjeke, Uranija Pirovska – nga Komuniteti i Helsinkit për të drejta të njeriut, Biljana Petkovska – Instituti maqedonas për mediume.