Site icon Telegrafi

Fillon punën Komisioni Hetimor për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë

Ka nisur me debate puna e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up-in në Kuvendin e Shqipërisë.

Ishte kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cila përpara konstituimit të komisionit, mbajti një deklaratë ku e cilësoi koncesionin e sterilizimit si një aferë korruptive.

Ndërkohë që nënkryetari i komisionit nga radhët e PS-së, Plarent Ndreca, kërkoi nga Vokshi të mos bënte deklarata politike, pasi cenohej një parim kushtetues, ajo e një procesi të rregullt ligjor.

“E para më vjen shumë keq që u nis në këtë mënyrë, për arsyen se thjesht për deklaratat që ju bëtë keni vijuar veprimtarinë e këtij komisioni. Nëse do të konkludoni pa filluar keni thyer një parim kushtetues që është ai i respektimit të procesit të rregullt ligjor dhe për të mos paragjykuar një procs të rregullt ligjor.

Lexo po ashtu Dakordësia midis mazhoracës dhe opozitës, reagon Rama: Komisionet hetimore sipas Kushtetutës

Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu për të kryer një proces të rregullt ligjor, ne nuk e nisim me këmbën e mbarë në këtë komision.

Ju lutem respektoni parimet kushtetuese që janë parashikuar dhe në ligjin e ri për komisionet. Ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare dhe nuk e di sa është e mundur që të vijohet konstituimi. Ne do të donim të kishim një vendim të zbardhur për të vijuar”, tha Ndreca.

Deklarata e Albana Vokshit: “Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por është korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve. Si pikë e parë e rendit të ditës është konstituimi i këtij komisioni. E deklaroj hapjen e këtij komisioni, përbërja e tij komisioni është miratuar.”

Exit mobile version