Telegrafi

Fillon punën fabrika Kosovatex

Fabrika kosovare do të bashkëpunojë me klientë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe brende të njohura botërore, si Hugo Boss, Diesel, Levi’s,Replay, Otto Kern, Mustang, Pierre Cardin, etj.

Drejtorët efabrikës, Nexhmedin Ejupi dhe Kamal Canakapalli thanë se këtu në Prishtinë kemi zhvilluar një fabrikë që plotëson standarde të klasës botërore në industrinë e konfeksioneve. “Kosovatex”, u privatizua me spin-off special në procesin e privatizimit në Kosovë, kushtet e të cilit parashihnin investim prej katër milionë eurosh dhe dyqind të punësuar. /Koha/