Site icon Telegrafi

Fillon me punë Qendra e re e ngarkim-shkarkimit për mbeturinat në Tetovë (Foto)

Komuna e Tetovës ka realizuar projektin e ‘Qendrës së ngarkim-shkarkimit’ për mbeturinat e qytetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e Komunës së Tetovës sot ka shkrur në Facebook se kjo është vetëm faza e parë e zgjidhjes së problemit, sepse në qëllimet dhe punën tonë programore është edhe ndërtimi i qendrës për selektim të mbeturinave.

‘Premtuam dislokimin rrjedhimisht zhvendosjen e “Qendrës së ngarkim-shkarkimit” të mbeturinave të qytetit dhe jo vetëm që arritëm ta bëjmë këtë, por ndërtuam edhe një stacion modern i cili funksionon përmes kontenjerëve të mëdhenj në formë të mbyllur, nga ku do të bëhet shkarkimi dhe ngarkimi i mbeturinave për në deponitë rajonale.

Falenderoj Ndërmarjen Publike Komunale “TETOVA” për gjithë angazhimin permanent në këtë process mjaft të vështire që kaluam ndër vite. Kjo është vetëm faza e parë e zgjidhjes së problemit, sepse në qëllimet dhe punën tonë programore është edhe ndërtimi i qendrës për selektim të mbeturinave.

Dua ti falenderoj banorët e lagjes “Dardania” për mirëkuptimin dhe durimin që kanë treguar deri në zgjidhjen e problemit të trashëguar më shumë se 20 vite’, shkruan Arifi në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

 

Exit mobile version