Prej sot fillon me punë Komiteti i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve për histori, arkeologji dhe arsim mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë thonë se Marrëveshja e Prespës është e qartë në lidhje me punën e Komisioni, i cili do të fillojë punën para zbatimit të marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Koha e fillimit të punës është rezultat i njohjes së të dy palëve. Do të duhet të sillen vendime për vitin e ardhshëm shkollor. Asnjë libër ose material ndihmës shkollor nuk duhet të përmbajë material irredentist”, thonë nga MPJ e Greqisë.
Ambasadori Viktor Gaber, i cili e udhëheq ekipin nga Maqedonia, para dy ditësh deklaroi se mbledhja do të mbahet në Selanik.
Përndryshe, ky komitet është formuar në pajtim me nenin 8, paragrafi 5 nga Marrëveshja e Prespës, e cila u nënshkruar më 17 qershor./Telegrafi/