Telegrafi

Fillon me punë fabrika gjermane “Luteks” në Veles

Sot në rrethin e ish-fabrikës “Nonça Komisheva” në Veles, do të përurohet fabrika për prodhimin e tekstilit teknik dhe industrial “Luteks”, e cila është investim i kompanisë gjermane “STS Textiles”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim do të punësohen 50 persona, ndërsa në pesë vitet e ardhshme planifikohet të angazhohen deri 1 mijë persona. Investimi fillestar vlerësohet në rreth 4 milionë euro, ndërsa në pesë vitet e ardhshme do të investohen deri në 7 milionë euro.

Pjesa më e madhe e prodhimeve do të eksportohen në Gjermani, Francë, Itali dhe Poloni.

Fabrika gjermane “STS Textiles” është një nga 100 kompanitë inovative më mirë të renditura në Gjermani në vitin 2014. Kompania ka përvojë 30 vjeçare në prodhimin e tekstilit./Telegrafi/