Telegrafi

Fillon me punë vitrina me femra në Shkup, për të luftuar trafikimin e njerëzve (Video)

Në Shkup sapo ka filluar me punë ”Red District” që ndryshe njihet edhe si vendi ku blehen femrat për kënaqje të epsheve seksuale.

Qytetarët para vitrinave duken shumë të habitur nga kjo ngjarje e pazakontë në Shkup.

Vajzat në vitrina luajnë nën tingujt e muzikës në lokal dhe ekspozojnë trupin me të brendshme.

Bëhet fjalë për fushatë për të luftuar tregtinë me qeniet njerëzore.

Në afërsi të vitrinës ka forca policore kurse disa nga qytetarët edhe i ofendojnë organizatorët. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Ky është mesazhi nga ”femrat e zhveshura në vitrina në Shkup” (Video)