Site icon Telegrafi

Fillon puna në ambulancat specialistike, Krasniqi e quan lajm të mirë për pacientët rikthimin e këtyre shërbimeve shëndetësore

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi e ka quajtur lajm të mirë rikthimin e shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialistike, operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera elektive.

Krasniqi ka thënë se situata e qetë epidemiologjike ka mundësuar ShSKUK-në që të fillojë me rikthimin e këtyre shërbimeve.

“Pas shumë javësh dhe muajve me numrin e lart të të infektuarve, sot kemi lajme të mira se situata epidemiologjike dhe aspekti klinik i pacientëve të prekur nga COVID, lejon SHSKUK-në që të fillojë me rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët në nevojë. Nga sot kanë filluar shërbimet në ambulancat specialistike në QKUK”, tha Krasniqi.

Lexo po ashtu Zemaj në ShSKUK: Vendet në rajon dhe Evropë po përballen me rikthim të infeksionit, ne duhet shtuar kujdesin

Ai shtoi se edhe spitalet e përgjithshme janë udhëzuar që të rifillojnë rikthimin gradual të shërbimeve shëndetësore për pacientët e tyre.

“Krahas rikthimit të shërbimeve speicalistike, drejtorët e klinikave dhe spitaleve të përgjithshme janë udhëzuar që të bëjnë planin detal për rifillimin e intervenimeve kirurgjike.
Situata epidemiologjike e favorshme që kemi tani na mundëson që të lëvizim në këtë drejtim, por lusim pacientët që të respektojnë masat në mënyrë strikte për parandalimin e infeksionit”, u shpreh Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version