Telegrafi

“Aeroplanët aterrojnë” në oborrin e Qeverisë së Kosovës (Foto)

(E plotësuar)– Grupi i qytetarëve “Protestoj” nga ora 17:00 është mbledhur sot në protestën e gjashtë me radhë, në qendër të Prishtinës.

Protestuesit kanë filluar marshin nga sheshi “Zahir Pajaziti”  deri tek ndërtesa e Qeverisë dhe kanë filluar me një aksion simbolik duke gjuajtur në oborrin e Qeverisë me “letra aeroplanë”.

Ata kanë vendosur altoparlantë para ndërtesës së Qeverisë prej ku kanë transmetuar përgjimet e aferave të njohura si “Pronto 2”.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e menjëhershëm të atyre që kishin marr pjesë në skandalet e përgjimeve.

Fillon protesta e gjashtë më radhë kundër “Klanit Pronto” (Video/Foto)

Grupi i qytetarëve “Protestoj”, ka nisur protestën e gjashtë më radhë pas publikimit të përgjimeve telefonike të zyrtarëve të PDK-së.

Qindra qytetarë i janë bashkangjitur sot kësaj proteste e cila po mbahet në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.

Ky grup i qytetarëve më parë ka ndërmarr edhe disa aksione simbolike ndaj këtyre përgjimeve./Telegrafi/