Acura ka bërë të ditur së fundmi çmimin për Integra 2023, dhe tani ka filluar zyrtarisht prodhimi për hatchback-un e ri të nivelit fillestar të markës luksoze.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Acura njoftoi se fabrika e automjeteve Marysville në Ohio ka filluar të ndërtojë makinat Integra të gatshme për klientët, duke sinjalizuar kthimin e brendit më të dashur të Acura-s dhe kthimin e një transmisioni manual në linjën Acura për herë të parë që nga viti 2015.
Integra po ndërtohet në të njëjtën linjë monimi si sedani më i madh TLX, dhe gjithashtu ndan objektin Marysville me Honda Accord.
Kjo është hera e parë që një makinë e cila mban emrin Integra ndërtohet në SHBA dhe bëhet makina e pestë në linjën Acura që prodhohet në Ohio.
Integra 2023 vjen standard me një motor turbocharged 200 kuaj-fuqi 1.5-litra me katër linjë, të huazuar nga Honda Civic Si. /Telegrafi/