Telegrafi

Fillon prodhimi i iPhone 5, Foxconn prodhon 150 mijë copë në ditë?

Ndërsa të gjithë presin që Apple ta bëjë lansimin e iPhone 5 gjatë muajit tetor,  lajmi i fundit për paraqitjen e iPhone 5 në tregun amerikan fillimisht, është java e parë e tetorit, ose 1 tetori më saktë.

Tani, sipas një njoftimi të fundit i cili është publikuar online, thuhet se furnizuesi kryesor i produkteve të Apple, e posaçërisht telefonit të mençur – iPhone, kompania Foxconn ka filluar prodhimin e iPhone 5, dhe siç bëhet e ditur, për çdo ditë ajo prodhon rreth 150 mijë iPhone të ri.

Sipas DigiTimes, thuhet se shpërndarja e iPhone 5 do të bëhet në 5-6 milionë copë gjatë këtij muaji, dhe 22 milionë njësi tjera shtesë gjatë tre-mujorit të fundit të vitit 2011. / Telegrafi /