Site icon Telegrafi

Fillon procedura për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë e ka filluar procedurën për zgjedhje të furnizuesit universal me energji elektrike. Vendimi është miratuar në seancën e kaluar, ndërsa ministrit kompetente janë të obliguara të emërojnë anëtarë të Komisionit për zbatimin e procedurës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zyra e kryetarit të Qeverisë, zyra e zv. kryeministrit për çështje ekonomike dhe Ministria për Ekonomi duhet të propozojnë nga një anëtar dhe zv. anëtar në Komision për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit universal, ndërsa afati pret tri ditësh nga një anëtar dhe zv. anëtar duhet të emërojë edhe Komisioni Rregullatorë për Energji dhe ASHAM.

Komisioni është i obliguar që në afat prej 14 ditësh të shpall konkurs dhe dokumentacionin për tender.

Furnizuesi universal do të jetë i obliguar që të furnizon me një çmim garantues për konsumatorët çka nuk do të dalin në tregun e lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version