Telegrafi

Fillon Prishtina Football Fest, ja kur bëhet hapja zyrtare (Foto)

KD Events&Communications prezanton organizimin më të madhë sportiv deri më tani në Prishtinë, transmetimin publik në sheshin Skenderbeu të të gjitha ndeshjeve të kampionatit evropian EURO 2016, e cila fillon ditën e premte më 10 qershor, me lojën e parë në orën 21:00, dhe do të zgjadh deri më 10 korrik 2016.

Ky organizim do të jetë i veçantë jo vetëm për nga përmasat e mëdha të organizimit, po sepse për herë të marr është kualifikuar dhe merr pjesë kombëtarja e Shqipërisë, ndeshja e parë e secilës është kundër Zvicrës, të shtunën më 11 qershor në orën 15:00.

Në këtë ndeshje do të ketë edhe organizim kulturor, duke filluar me performimin e këngëtarit shumë të njohur shqipëtarë, Kastriot Tusha, të cilin kemi nderin ta kemi me përkrahjen e Shkëlqesisë së tij Z. Qemal MINXHOZI, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë. Pastaj do të kemi edhe performimet e Studios së baletit Mjellma përgatitur nga Sabrie Spahiu dhe grupit të vallëtarëve përgatitur nga Dilaver Kryeziu, duke kthyer sheshin e qytetit në një festë të vërtet në përkrahje të kombëtares së Shqipërisë.

Të gjithë sportëdashësit janë të mirëpritur të i shikojnë të gjitha ndeshjet në sheshin e heroit tonë kombëtarë Skenderbeu, ky hyrja është pa pagesë. Në këtë event do të ketë lojëra atraktive, muzikë nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe ushqim e pije.

Prishtina Football Fest është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Diasporës, si dhe është mbështetur nga Ambasadat të cilat kanë ekipet e tyrë kombëtare në EURO 2016, si Ambasada e Shqipërisë, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada Belgjikës dhe Ambasada e Hungarisë.