Programi i dedikuar për fuqizimin e të rinjve në Kosovë, “Coca-Cola përkrah Rininë”, ka filluar me pranimin e aplikimeve për këtë vit.
Më konkretisht ky program i cili ofrohet falas ka për qëllim aftësimin e të rinjve për treg të punës dhe vetëpunësim.
“Rinia është ndër asetet më të rëndësishme të Kosovës, por fakt është që punësimi i tyre mbetet një sfidë për ekonominë vendore. Andaj përmes programit, “Coca-Cola përkrah Rininë”, do të kontribuojmë në këtë drejtim duke i aftësuar të ata për tregun e punës. Pjesëmarrësit e programit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë për jetë dhe biznes me ndihmën e trajnerëve profesional të përzgjedhur për të ligjëruar. Po ashtu ata do të kanë mundësinë të mësojnë edhe nga mentorët e Coca-Cola HBC Kosova të cilët ndajnë përvojat e tyre në vendin e punës me pjesëmarrësit duke i motivuar ata për fillimin e një karriere të suksesshme”, tha Albena Pllana, Menaxhere për Komunikim në kompaninë Coca-Cola HBC Kosova.
Vitin e kaluar programi i njëjtë që është implementuar në Kosovë i ka tejkaluar pritshmëritë, andaj këtë vit sipas organizatorëve është vendosur që të rritet numri i të rinjve që do të trajnohen. “Nga 300 të rinj sa janë certifikuar vitin e kaluar janë arritur rezultate pozitive dhe konkrete nga më shumë se 60 % e tyre. Ky rezultat edhe ka qenë ndër shtytjet tona më të mëdha që këtë vit ta dyfishojmë numrin në 600 të atyre që do të trajnohen ”, ka shtuar Pllana.
Trajnimet gjatë këtij viti do të organizohen në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë dhe Ferizaj. Sipas saj, programi është zgjeruar në qendra tjera me qëllim që t’ua lehtësojnë të rinjve pjesëmarrjen.
Nën sloganin ‘Mëso, Zbato, Vepro’ trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup, ku pjesëmarrësit do të ndahen në 20 grupe me nga 30 pjesëmarrës, që është numri optimal për ndjekjen dhe pjesëmarrjen në trajnim të këtij lloji.
Faza e parë e trajnimeve do të fillojë me datë 27 mars, në Prishtinë, për të vazhduar me datë 17 prill në Prizren, më pas me datë 24 prill në Gjakovë. Pra gjithsej në fazën e parë organizohen 10 trajnimet e para. Ndërkaq faza e dytë e programit do të mbahet në vjeshtë ku organizohen edhe 10 trajnime të tjera në qytetet Prishtinë, Ferizaj dhe Pejë. Coca-Cola HBC Kosova inkurajon të rinjtë që të aplikojnë në programin “Coca-Cola përkrah Rininë”, nga data 25 shkurt deri më 25 mars.
Aplikimi mund të bëhet KËTU. /Telegrafi/