Partia minoritare “Nasa Incijativa” që vepron në Komunën e Prizrenit ka filluar një peticion përmes të cilit kërkojnë krijimin e komunës së Reçanës.
Nga kjo parti kanë thënë se iu duhen 5 mijë nënshkrime, derisa kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë dokumentet e identifikimit me vete kur ta nënshkruajnë peticionin.
Vendi për nënshkrime u vendos të jetë fshati Reçan në afërsi të shkollës ku edhe sot filloi Turneu Tradicional i Futsallit “Reçan 2022”.
Sipas një hulumtimi të GAP të disa viteve më parë, edhe pse kërkesa për formimin e Komunës së Reçanit i referohet Kushtetutës, Pakos së Ahtisarit dhe Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave, në kërkesë nuk përfillen kriteret e përcaktuara me ligjin në fjalë.
Në përgjithësi, kërkesa nuk ka një hartë se cilat lokalitete dëshirojnë të formojnë Komunën e Reçanit, cilat janë ato lokacione/fshatra, numri i banorëve, ekonomive familjare, qëndrueshmërisë ekonomike, etj./Telegrafi/