Telegrafi

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, fillon periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike në Mitrovicën e Veriut

Foto: ARKIV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Sipas një njoftimi për media thuhet se afati i certifikimit do të përfundojë më 30 tetor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike, iniciativat qytetare, koalicionet dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar Komune në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të gjitha informacionet e detajuara për këtë periudhë janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së. /Telegrafi/