Telegrafi

Fillon parandalimi i sëmundjeve të kafshëve në Kosovë

Projekti i Kontrollit dhe/ose zhdukjes së sëmundjeve të kafshëve në Kosovë është pjesë e programit rajonal pesëvjeçar i financuar nga BE-ja që synon kontrollimin e tërbimit dhe etheve klasike të derrit në kafshët e egra. Kosova merr 5 milion EUR për këtë projekt, ndërsa për fazën e parë dyvjeçare BE-ja ka ndarë 1 milion EUR.

“Është kënaqësi kur e sheh që Kosova është e gatshme të mbajë standarde të larta të shëndetit publik, është e interesuar për produkte të pastra ushqimore, bagëti të shëndoshë dhe i kupton kriteret e BE-së”, tha Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së.

Të mërkurën, më 26 maj, aeroplanët do të fillojnë të shpërndajnë 300,000 sasi vaksine që do të hidhet në tërë pjesën rurale të Kosovës. Karremat të cilat përmbajnë vaksinën do të shpërndahen gjatë tri ditëve të ardhshme nga katër aeroplanë specialë me krahë të fiksuar të KFOR-it dhe ekipe të udhëzuara.

Vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra parandalon përhapjen e sëmundjes te gjedhët, kafshët shtëpiak dhe njerëzit. Kjo vaksinë specifike është dëshmuar se është i vetmi mjet tërësisht efektiv për zhdukjen e kësaj sëmundjeje në Evropë.

Shpalljet në radio për të paralajmëruar popullatën e Kosovën për hedhjen e vaksinës janë transmetuar një javë para fillimit të operacioneve. Shpalljet në radio janë projektuar për të ndihmuar njerëzit që të kuptojnë si të veprojnë me karremat e vaksinës dhe si t’i mbrojnë gjedhët dhe fëmijët nga kontakti i rastësishëm me vaksinën. /Telegrafi/