Site icon Telegrafi

Fillon pajisja me letërnjoftime për qytetarët e Kosovës

Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka filluar pajisja me letërnjoftime për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate për medie MPB njoftoi se të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim tashmë janë kryer.

“MPB ka filluar pajisjen me letërnjoftime për qytetarët e Republikës së Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se tashmë ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajisen me letërnjoftim sipas procedurave të parapara. /Telegrafi/

Exit mobile version