Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës tashmë kanë dalë në fushën e stadiumit “Maksimir”.
Edhe pse kushtet e rënduara atmosferike kanë bërë që të vihet në dyshim dueli, gjyqtari vendosi që ndeshja të zhvillohej për 10 minutat e parë e më pas lojtarët të marrin një vendim për këtë sfidë.
Dhe, për të qenë në nivel, lojtarët e Kosovës tashmë kanë dalë në fushë për të kryer nxehjen para fillimit të ndeshjes.
Ajo që vërehet është numri i vogël i shikuesve në Maksimir, për shkak të interesimit të vogël dhe kushteve atmosferike të rënduara. /Telegrafi/