Site icon Telegrafi

Numërimi i votave për Prishtinën dhe Prizrenin (Video)

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë, për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit, ku po garojnë Shpend Ahmeti i VV-së dhe Arban Abrashi i LDK-së.

Kryetarja e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka në një prononcim për media se ka filluar numërimi votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

“Votat më kushte kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë do të numërohen në 11 tavolina për kryetar të Prishtinës dhe në shtatë tavolina për kryetar të Prizrenit”, tha Daka, duke ftuar mediat që ta përcjellin nga afër këtë proces.

Ndërkaq, ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në dy komunat Dragash dhe Rahovec si dhe numërimi i votave me kusht, postë dhe të personave me aftësi të veçanta.

Pas numërimit të votave, Smajl Latifi i AAK-së është ygjedhur kryetar i Rahovecit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Nx2rsLwZ-aY

Exit mobile version