Telegrafi

Fillon nënshkrimi i peticionit që Atalanta të fitojë titullin e Serie A – arsyeja është më shumë solidarizuese

Në Itali disa persona kanë krijuar një peticion që titulli i Serie A i këtij sezoni t’i takojë Atalantas, derisa Bergamo vazhdon të jetë pjesa më e prekur nga coronavirusi.

Tashmë janë regjistruar 15,362 vdekje nga pandemia botërore, me 8,656 nga rajoni i Lombardisë, gjersa gjendja vazhdon të jetë e rëndë.

Bergamo është një qytet me 120 mijë banues, e që është shokuese duke parë që 4,500 persona kanë ndërruar jetë.

Disa pamje ditë më parë kanë treguar se disa kamionë ushtarakë bartnin kufomat e personave që kanë ndërruar jetë nga coronavirusi.

Për këtë arsye, ka filluar të nënshkruar peticioni që La Dea të fitojë titullin e ligës italiane për këtë edicion, derisa kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky peticion është vendosur në Change.org , e që më shumë është bërë për arsye emocionale dhe t’u japin mbështetje qytetarëve të Bergamos. /Telegrafi/