Telegrafi

Fillon në Prishtinë ndërtimi i qendrës për trajtimin e qenve endacakë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e një qendre për strehimin e qenve endacakë.

“Për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve qendrore e lokale për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore”, Ka shkruar tutje Rama i cili thotë se siguria e qytetarëve është prioritet./Telegrafi/