Për herë të 42-të, prej sot e deri më datën 24 të këtij muaji në Kodër të Diellit do të mbahet manifestimit tradicional për fëmijë “Qyteti i borës – 2019”, ku do të marrin pjesë nxënës të shkollave fillore nga Shkupi, Kumanova, Vinica dhe Tetova.
Siç informoi organizuesi i manifestimit – Qendra kulturore për fëmijë “Karposh” – Shkup, ekipet e përbëra me nga dhjetë fëmijë me mentorin e tyre, do të vendosen në hotelin “Sllavia”-ELEM. Ata me veglat e nevojshme do ta ndërtojnë skulpturën e vet dhe do ta tregojnë kreativitetin dhe talentin e tyre.
Në kuadër të manifestimit do të mbahen edhe aktivitete të tjera të karakterit argëtues-rekreativ, si zgjedhja e të bukurës së borës, lojëra sportive dhe gara në ping pong, bilardo, shah, kuize shkollore, pikado, kros në borë, bonboni më i ëmbël, bingo me borës, ballo nën maska dhe argëtim në diksotekë për pjesëmarrësit.
Më 24 shkurt në orën 11:00 fëmijët – ndërtues së bashku me drejtoreshën e QKF “Karposh”, Biljana Lalçevska Serafimovska do ta prezantojnë dhe solemnisht do ta hapin”Qytetin e borës” për të gjithë vizitorët të cilët e duan këtë art për t’i parë veprat e kreatorëve të vegjël, të bëra nga bora.