Në zonën teknologjike-industriale zhvillimore në Prilep sot do të fillojë të ndërtohet fabrika për prodhimin e aparateve elektrike për amvisëri ‘VIK Maqedoni’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Investimi është i grupacionit VIK, i cili në kapacitetin e ri, sipas paralajmërimeve të para, duhet të investojë 12 milionë euro.
Për vitin e parë janë paralajmëruaruar 400 punësime, ndërsa për dy vite rreth një mijë, njofton AIM.
VIK është kompani familjare gjermane për prodhimin e aparateve elektrike në Esen dhe në Hong Kong, ku janë stacionuar qendrat për inovacione, disenj dhe zhvillim. U themelua në vitet e 50-ta, kurse veçmë ka kapacitete prodhuese në Kinë dhe në Indonezi. Kompania ka gjashtë mijë të punësuar me 350 inxhinierë. /Telegrafi/